Kuvendi miraton Byronë për verifikimin dhe konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme
Deputetët e Kuvendit miratuan projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ligji u miratua me 62 vota për kurse në sallën e Kuvendit nuk ishin deputetë të partive opozitare.
Tutje ka kaluar edhe projektligji për banim social dhe të përballueshëm dhe ai për sigurime
shëndetësore.
Zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, alimin e këtij projektligji e ka quajtur lajm
fantastik dhe ditë të madhe për demokracinë e sundimin e ligjit.