​Kuvendi miraton një sërë raportesh vjetore

(Lajm i përditësuar)
​Kuvendi miraton një sërë raportesh vjetore
Nga gjithsej 7 raportet vjetore kryesisht të vitit 2021 që kanë mbetur nga seanca e vitit të kaluar 6 prej tyre kaluan përveç atij të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021, ndaj të cilin ishin kundër 59 deputetë të pozitës.
E në këtë seancë mbështetjen e deputetëve mori raporti vjetor i Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021, raporti vjetor i Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021.
Ndërsa, po ashtu u miratua edhe Raporti vjetor i Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,bashkë me atë të Statistikave të Kosovës për vitin 2021.
Deputetët votuan pro edhe raporteve me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për kontrollin e brendshëm të financave publike dhe po ashtu raportin me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë.
Miratohet në parim Projektligji për parandalim dhe mbrojtjen e dhunës në familje
Në Ditën Ndërkombëtare të Gruas, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore.
Deputetja, Duda Balje, e cila kryeson Komisionin Parlamentar për të drejtat e njeriut, tha se ky projektligj është shumë i rëndësishëm dhe është mirë të kalojë sot në Ditën Ndërkombëtare të Gruas.
Balje tha se meqenëse opozita nuk është prezente në seancë, komentet e tyre do të mund t’i marrin mes dy leximeve.
“Kemi shqyrtuar këtë ligj dhe kemi dal me rekomandim ligji është për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore jemi duke rekomanduar për votim nuk e kemi opozitën këtu por shpresoj që në mes leximit të parë dhe të dytë mund të dëgjojmë mendimin e tyre”, tha Balje.
14:41 – Miratohet Projektligji për Bujqësi dhe zhvillim rural
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në parim edhe Projektligjin për Zhvillimin Rajonal të Balancuar.
Ndërsa, nga rendi i ditës u largua debati parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022.
Votat pro të deputetëve të pozitës nuk i mori raporti vjetor i Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
Në seancën e sotme nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare, të cilët meqenëse në fillim të seancës nuk u arrit të ketë kuorum vendosën ta lëshojnë sallën.
Me 61 vota Kuvendi i Kosovës ka miratuar sot në lexim të dytë Projektligjin për Bujqësi dhe zhvillim rural. Po ashtu, janë votuar edhe 93 amandamentetet të po këtij projektligji.
Në seancën nuk po marrin pjesë deputetët e partive opozitare.
Po ashtu, mbështetjen e 61 deputetëve të mazhorancës e ka marrë edhe Projektligji për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes.
14:00 – Opozita lëshon sallën e Kuvendit
Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës e kanë lëshuar sallën e Kuvendit ku është paraparë të mbahet vazhdimi i nëntë seancave të kaluara.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se është e pakuptimtë që ata të vazhdojnë të qëndrojnë në seancë, kur ai ka theksuar se për një orë e gjysmë nuk është arritur të miratohet as edhe një pikë.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka thënë se s’do të qëndrojnë në seancë.
Sallën e kanë lëshuar edhe deputetët e AAK-së.
Ndërkohë që aktualisht Kuvendi është duke pritur deputetët e pushtetit në mënyrë që ta bëjnë kuorumin për vazhdimin e seancës.
13:41 – S’ka kuorum për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare, ndryshon rendi i ditës
Me 72 vota pro ka kaluar mocioni procedural i propozuar nga Lëvizja Vetëvendosje që tri marrëveshjet ndërkombëtare të vendosen në fund të agjendës së kësaj seanca të sotme.
Në votim morën pjesë 79 deputetë ndërsa 8 deputetë ishin kundër mocionit.
Derisa PDK kërkon që të bëhet riformulimi i mocionit të Lëvizjes Vetëvendosje për zhvendosje të tri pikave të para të seancës së sotme që kanë të bëjnë me marrëveshjet ndërkombëtare deri në momentin kur të sigurohen votat për votim, nga LDK e konsiderojnë këtë mocion të gabuar.
Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri tha se pika e parë e kësaj seance të spostohet si pika e fundit e seancës së sotme, dhe të vazhdohet me hedhjen në votim të dy marrëveshjeve të tjera ndërkombëtare.
“Mendoj që ky mocion mund të riformulohen ne siç e dini kemi dakordim që pikën e parë pra marrëveshjen që nuk e kemi votuar për shkak të ndryshimeve të investimeve që janë bërë në Mitrovicë dhe Skenderaj ne jemi dakorduar që ta votojmë, sa i përket marrëveshjeve në radhë këtu besoj që kemi dakordim…e para mund të spostohet si pikë e fundit e seancës së 23 dhjetorit dhe pastaj pikat e rendit të ditës me pikat e tjera”, tha ai.
Ndërsa, shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi tha se mënyra e formulimit të këtij mocioni është i gabuar.
“Është e paqartë çka po kërkon propozuesi i mocionit… Ajo propozoi mocion derisa në sallë të jenë 80 deputetë në fakt në sallë janë 82 të paktën ju kështu e deklaruat ndërsa vendimet për marrëveshjet ndërkombëtare merren me vendim të 2/3 të gjithë deputetëve nuk merren me 2/3 të deputetëve që përkrahin në çështje apo jo…ne kemi kuorum për të marr vendim dhe duhet procedohet me votim”, tha ai.
Kuvendi i Kosovës po vazhdon po pikën e votimit në lexim të dytë të Projektligjit pёr anti-dopingun.
13:10 – Kusari-Lila: Marrëveshjet ndërkombëtare të kthehen në votim kur të krijohen kushtet
Lëvizja Vetëvendosje propozoi sot mocion procedural që marrëveshjet ndërkombëtare të spostohen deri në momentin kur të plotësohen kushtet për votim.
Shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila u shpreh që në mungesë të votave të vazhdohet me trajtimin e projektligjit anti-doping.
“Propozoi mocionin procedural që pikat e rendit të ditës 5.6 dhe 7 të të spostohen deri në momentin kur të jemi në sallë 80 deputetët për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare dhe të fillojmë në trajtimin e projektligjit anti-dopingun”, tha ajo.
Në këtë seancë të sotme në rend dite ishin këto tri marrëveshje ndërkombëtare: Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë, votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, dhe Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin-efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim.
07:51 – Kuvendi sot vazhdon me seancë plenare
Kuvendi i Kosovës sot do të mbajë seancë plenare.
Seanca do të nisë në orën 12:00 dhe do të jetë vazhdim i seancave të kaluara.
Rendi i ditës
I. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 dhjetor 2022 dhe 22 shkurt dhe 2 mars 2023:
5. Votimi i Projektligjit nr.08/L-162 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit në mes të Republikës së Kosovës përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për “Projektin e reformës së sistemit të ndihmës sociale në Kosovë”,
6. Votimi i Projektligjit nr.08/L-203 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -korniza e qyteteve të gjelbërta 2 dritarja 2 – efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prishtinë, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
7. Votimi i Projektligjit nr.08/L-204 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për Projektin -efiçienca e energjisë në ndërtesa publike në Prizren, ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim,
9. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-152 pёr anti dopingun,
10. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-072 për Bujqësi dhe zhvillim rural,
11. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-145 për Parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,,
12. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-190 për Zhvillimin Rajonal të Balancuar,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-185 për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore,
14. Debat parlamentar në lidhje me Raportin e Komisionit Evropian për Kosovën për vitin 2022,
15. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit të Aviacionit Civil të Kosovës për vitin 2021.
II. Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 22 dhjetor 2022:
1. Votimi i Strategjisë së Energjisë të Republikës së Kosovë për periudhën 2022-2031.
III. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 9 dhjetor 2022 dhe 8 shkurt 2023:
10. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-176 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përmbajnë procedura të veçanta administrative dhe harmonizimin e tyre me Ligjin nr. 05/L-031 për procedurën e përgjithshme administrative,
11. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-192 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.06/L-034 për Mbrojtjen e Konsumatorit,
12. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-182 për Konfliktet Administrative,
13. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-191 për Ekspertët Gjyqësor,
14. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-194 për Sistemin Qendror të Evidencës Penale të Kosovës,
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-186 për Rregullat e Trafikut Rrugor,
16. Shqyrtimi i Propozim-rezolutës për gjendjen në Ministrinë e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë,
17. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Akademisë së Drejtësisë për vitin 2021,
18. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Organit Shqyrtues të Prokurimit për vitin 2021,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Rregullator të Prokurimit Publik për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Agjencisë Kundër Korrupsionit për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Këshillit të Kosovës për Trashëgimi Kulturore për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Statistikave të Kosovës për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-021 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
24. Shqyrtimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.06/L-087 për Kompetencat e Zgjeruara për Konfiskimin e Pasurisë,
25. Shqyrtimi i Planit Kombëtar të Radio-frekuencave,
26. Formimi i Komisionit Ah-hoc për përzgjedhjen e një (1) anëtari të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti shqiptar,
27. Zgjedhja e tre (3) anëtarëve të Komisionit të Pavarur të Mediave,
28. Zgjedhja e një (1) anëtari të Bordit për Ankesa të Mediave,
29. Zgjedhja e një (1) zëvendësi të Avokatit të Popullit nga radhët e komuniteteve që nuk janë shumicë në Kosovë.
IV. Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 12 dhjetor 2022:
1. Interpelanca e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, në lidhje me çështjen: ”Siguria juridike e grave në rastet e dhunës në familje dhe përgjegjësia e organeve shtetërore në parandalimin edhe luftimin e krimeve ndaj grave dhe vajzave”.
V. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 19 janar 2023:
5. Votimi i Raportit me rekomandime për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr. 06/L-046 për Inspektoratin e Arsimit në Republikën e Kosovës,
6. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për vitin 2021,
7. Shqyrtimi i Raportit përfundimtar të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike.
VI. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 2 shkurt 2023:
18. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-200 për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve Ngjitës,
19. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Zyrës së Rregullatorit për Energji për vitin 2021,
20. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale për vitin 2021,
21. Shqyrtimi i Raportit vjetor të Autoritetit Rregullator për Shërbimet e Ujit për vitin 2021,
22. Shqyrtimi i Raportit vjetor për gjendjen e mjedisit në Kosovë për vitin 2021,
23. Shqyrtimi i Rekomandimeve lidhur me Raportin e auditimit të performancës “Vlerësimi i nxënësve në testet kombëtare dhe ndërkombëtare,
24. Formimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës nga komuniteti serb.
VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 9 shkurt 2023:
15. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-199 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-060 për Mjekësinë Ligjore,
16. Shqyrtimi i rekomandimeve për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit nr.04/L-109 për Komunikimet Elektronike,
17. Përzgjedhja e një (1) anëtari joekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës (BQK).
VIII. Vazhdimi i Seancës plenare, e filluar më 13 shkurt 2023:
1. Debat parlamentar për zhvillimet në dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.
IX. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 23 shkurt 2023:
8. Votimi i Raportit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga ana e Qeverisë së Republikës së Kosovës,
9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-208 për parqet industriale dhe teknologjike,
10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-209 për investime të qëndrueshme,
11. Shqyrtimi i Vendimit të Qeverisë për miratimin e rekomandimit të Komisionit Ndërministror për Investime Strategjike për dhënien e statusit Investitor Strategjik për subjektin investues “Moxico Luma Kosova Mining L.L.C.”,
12. Shqyrtimi i Planit Hapësinor për Parkun Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”,
13. Propozimi i GP “Multietnik” për shkarkimin e nënkryetarit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, Bekim Arifi.

Back to top button