Kuvendi miraton Projektligjin për rrugët

Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme plenare, ka miratuar një sërë projektligjesh. Të zgjedhurit e popullit i dhanë dritën e gjelbër Projektligjit për rrugët, Projektligjit për faturat e kulturave bujqësore dhe fletëmagazinave, ndërkaq u miratua edhe Programi Kombëtar i Shkencës 2023-2028, raporti vjetor i Fondit të Kursimeve.
Pensionale të Kosovës për vitin 2022, po ashtu raporti për gjendjen në mjedis për vitin 2022, si dhe rezoluta për vlerësimin e punës së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë për vitin 2022.
Krahas kësaj, në mungesë të kuorumit, kuvendi dështoi të miratoi të miratojë Projektligjin për verëra dhe Projektligjin për shpronësimin e pronës së paluajtshme.
Në këtë seancë s’po marrin pjesë deputetët opozitarë. Të njëjtit pasi dështoi të themelohet komisioni hetimor parlamentar për kontratat njëburimore lëshuan sallën.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?