Kaloni te përmbajtja kryesore

Kuvendi nuk konstituohet as për herë të 43-të

(Lajm i përditësuar)


Haxhiu përsëritë: Do të tëriqem nëse s’i marr 61 vota në votim të fshehtë

Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, është deklaruar pas seancës që dështoi edhe sot për konstituimin e Kuvendit.

Ajo ka kritikuar qëndrimin e opozitës, duke thënë se nuk kupton arsyen e pjesëmarrjes së tyre në seanca pa vullnet për të zhbllokuar situatën.

“Është seanca e 35 prej 1 majit dhe 35 herë deputetët e opozitës kanë ardhë në seancë dhe nuk e di pse kanë ardhë. Tani i shohim që qëndrojnë aty dhe flasin. Le ta konstituojmë Kuvendin dhe të flasim për gjithçka, bash për gjithçka. Nëse ne pranojmë që të tjerët të na përcaktojnë emrin e kryetarit të Kuvendit, kjo bie ndesh me vullnetin e popullit”, tha ajo.

Haxhiu rikujtoi se ka ofruar të tërhiqet nga kandidatura nëse nuk merr mbështetjen e nevojshme.


Peci vlerëson Berishën, thotë se si ai duhet të sillen shumica e deputetëve

Deputeti, Faton Peci ka vlerësuar deklarimin e Bekë Berishës nga AAK-ja, i cili ka thënë se me votim të hapur do të votojë secilin kandidat të propozuar nga partia e parë.

“Nuk është në pyetje këtu sakrifikimi i askujt, çështja është se në rast që një propozim i tillë prej një deputeti që besoj që duhet me u vlerësu, në esencë kjo do të duhet të jetë sjellja e shumicës së deputetëve për shkak se nuk mund të tjetërsohet vullneti i qytetarëve dhe e drejta që Vetëvendosja e ka fituar me votë të qytetarit dhe me aktvendimin e Gjykatës Kushtetuese”, tha Peci.

Ai shton se Lëvizja Vetëvendosje ka të siguruar një pozitë në institucione, dhe ajo është kryetari i Kuvendit.


Berisha – deputetëve: Le ta qet Albulenën – as këta tjerët sen ma të mirë s’janë

Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, ka kërkuar nga deputetët e partive të tjera të ndryshojnë mendimin sa i përket votimit për Albulena Haxhiun.

Sipas tij, është mirë të gjendet një formë për ta hequr Albin Kurtin nga pushteti.

“Ja kisha dhënë këtij këtë fitore që është duke e lypë. Le ta bon kuvendin, le ta qet Albulenën se as këta tjerët nuk janë më të mirë se ajo, me ia votuar qeverinë dhe le të merr fitoren, betejën e Kosovës le ta fiton, le të thotë që ka fituar që t’ia shkurtojmë Kosovës vuajtjet me këtë lloj të njerëzve që janë ardh në pushteti. Rrezikojmë të humbim shtetin me ta, nuk merr vesh kurrkush. Nisjani të mendojmë jashtë kësaj që kemi parë deri sot, kështu nuk e di kur dalim, nëse doni vazhdojmë se na jemi trima, është mirë me gjet formën tjetër qysh me e heq këtë njeri”, u shpreh Berisha.


Mustafa: Për VV-në, o zgjidhet Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi

Deputeti i LDK-së Besian Mustafa  foli në foltore të Kuvendit pa mikrofon të ndezur. Ai tha se për Vetëvendosjen është e rëndësishme që të zgjidhjet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit.

“Për Vetëvendosjen o zgjidhet Albulena Haxhiu kryetare e Kuvendit, o flaka i daltë këtij vendi. Ne nuk mund të pranojmë një qasje të tillë”, tha ai.


Sala Jashari vazhdon seancën, bën thirrje për zgjidhje

Kryesuesja tjetër e seancës, Sala  Jashari e cila vjen nga PDK-ja e ka vazhduar seancën e Kuvendit me deputetët e ish- opozitës.

Në fjalimin e saj ajo i bëri thirrje partisë së parë të reflektojë.

“Edhe sot po vazhdoj të bëj thirrje për atë që është e drejt dhe që qytetarët e Kosovës e meritojnë, po bëj thirrje për zgjidhje. Sistemet parlamentare e demokratike janë të ndërtuara mbi bazën e kompromisit”.

“Gjendem këtu përpara jush sepse edhe sot VV sillet sikur të ishte me shumë se 50 për qind të ulëseve në parlament, dhe pretendon se kompromisi i tyre është përpjekja e vazhdueshme për ta votuar vetëm një të propozuar për kryeparlamentare dhe atë në mënyrë të fshehtë dhe arbitrare, por ky nuk është kompromis”, tha Jashari.


Deputetët e LDK-së, PDK-së e AAK-së qëndrojnë në sallë edhe pas dështimit të seancës

Deputetët e zgjedhur të Partisë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës  nuk janqë larguar nga salla edhe pas dështimit të seancës së 43-të.

Aty po qëndrojnë  edhe deputetët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.


Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet ss pas 43 tentimesh

55 deputetë kanë votuar pro themelimit të komisionit për votim të fshehtë për të zgjedhur kryeparlamentarin, asnjë kundër dhe asnjë nuk ka abstenuar.

 


Haziri: Ata që për interesa politike punojnë me rrënu Kosovën, janë armiku më i madh i demokracisë

Deputeti i LDK-së Lutfi Haziri para seancës konstituive të Kuvendit tha se cinizimi dhe ironia e kanë rënduar dhe e kanë bërë më neverike ardhjen në këtë seancë.

“Përveç gomarëve edhe insistimit të Arianit Kocit, cinizmi ka rënduar jetën publike t’i kthehemi normalitetit, ata që e shtijnë në opsion shpërndarjen e Kuvendin,    dënimin e deputetëve  mund të them se e shtijnë në funksion shantazhin politik.”, tha Haziri.

Sipas tij shpërndarja e Kuvendit vjen kur dështohet të krijohet Qeveria.

Ai foli edhe për alarmin për bombë në Kuvendin të Kosovës dihet mendësi e kujt janë.

“Kosova i njeh shumë mirë,  e din kush janë a folin e theks sllav a theks krahinor të Kosovës dhe të krahinave të shqiptarëve kudo që janë nuk është më rendësi, rëndësi që krimi nuk ka etni, aa që janë bashkërendu që për interesa politike me rrënu Kosovën ata janë pa etni, ata që j kanë veç një qellim, janë armiku më i madh i demokracisë dhe i republikës sonë.”, u shpreh Haziri./21Media


Kusari-Lila s’pret gjë as nga seanca e sotme

Deputetja e VV-së, Mimoza Kusari Lila tha se nuk pret asgjë as nga seanca e sotme konstituive.

Sipas saj, kjo situatë po shkaktohet nga partitë e tjera, pasi siç tha ajo, çfarëdo procesi apo propozimi që ka dhënë VV-ja liderët e partive të tjera, e kanë refuzuar.

“Është obligim kushtetues nuk është përzgjedhje, në vazhdimësi është munduar të jepet përshtypja që gjykata ka evidentuar shkelje, ajo ka treguar procesin për konstituimin e kuvendit, dhe ka treguar që asnjëra formë e votimit nuk është e përjashtuar, dmth ne mund të dakordohemi për votim të hapur apo të mbyllur. Tani ose mund gjykata ta sqarojë aktgjykimin e vet dhe të vijë me shpjegime shtesë apo partitë në mes vete të dakordohen të konstituojnë kuvendin vetëm sa për ta shpërndarë që të shkojmë në zgjidhje të parakohshme, sepse zgjidhje tjetër këtu nuk po shoh me këtë mosbesim të thelluar. Përveç bllokadës është mosbesimi i thellë në çfarëdo procesi apo propozimi që ka ardh nga ana jonë…Në vazhdimësi është insistuar se asgjë nuk është e pranueshme apo është shkelje kushtetuese, s’kam ndonjë pritje për ndryshim apo reflektim, duhet t’i pyetni përfaqësuesit e partive opozitare, nëse dëshirojnë që deputetët bashkërisht të kenë një konsensus dhe të kemi një dakordim për formën e votimit, por nuk e deshën as këtë”, tha tutje ajo.


Qalaj: Nuk do të votojmë Albulena Haxhiun, nuk kalon me votat e PDK-së

​Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka deklaruar se PDK nuk do të mbështesë asnjë kandidat që ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar të kaluar, përfshirë Albulena Haxhiun nga Lëvizja Vetëvendosje, duke lënë të hapur mundësinë për kandidatura të tjera.

“Jemi deklaruar të gjithë, nuk votohet Albulena Haxhiu, nuk kalon me votat e PDK-së… Vetëm ata që kanë qenë në kabinetin qeveritar nuk votohen, janë edhe shumë opsione tjera dhe me dëshirë i kishim votuar”, ka nënvizuar Qalaj.

Ai gjithashtu bëri thirrje për reflektim nga ana e partisë fituese dhe arritjen e një marrëveshjeje politike që do të mundësonte funksionalizimin e institucioneve.

“Reflektimi politik është dashur të ndodhë shumë më moti. Nuk ka pas nevojë Kosova të vijë në këtë situatë që të mbajmë me dhjetëra seanca dhe mos të kemi sukses. Jemi duke pritur që partia që ka siguruar numrin më të madh të ulëseve të reflektojë, të kërkojë një lloj marrëveshje politike, në mënyrë që të përzgjedhim një person, normalisht që i takon koalicionit fitues për kryetar të kuvendit, dhe pastaj zgjedhim edhe trupat tjerë në mënyrë që të ecim përpara”, ka thënë Qalaj.

I pyetur nëse është në dijeni për pasojat e mundshme në rast se Kuvendi nuk konstituohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, Qalaj tha se pasoja më e madhe tashmë po ndjehet nga qytetarët.

“Unë jo, për shkak se nuk jam i fushës së drejtësisë, mirëpo pasoja më e madhe është duke u ndjerë tek populli, meqenëse është dashur që kuvendi të jetë funksional, qeveria të jetë funksionale dhe pastaj të kalojmë ligjet e duhura që i shërbejnë qytetarëve…Edhe presidentja, dhe liderët e partive politike duhet të takohen disa herë në ditë, në mënyrë që sa më shpejtë që është e mundur të gjejmë zgjidhej dhe të ecim përpara”, ka shtuar Qalaj.

Deputetët mblidhen sërish sot, më 7 korrik, në një tentim të radhës për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Kjo është përpjekja e 43-të me radhë për ta bërë Kuvendin.

Vazhdimi i fundit i seancës u bë mbrëmjen e së shtunës, më 5 korrik, pasi gjatë ditës pati një alarm të rrejshëm për bombë.

Dështimet për konstituimin e Kuvendit po vazhdojnë edhe pasi Gjykata Kushtetuese e Kosovës i ka obliguar deputetët që ta bëjnë konstituimin e Kuvendit më së largu deri më 26 korrik.

Seanca konstituive ka nisur më 15 prill, pas së cilës deputetët e zgjedhur janë betuar por nuk kanë arritur ende t’i formojnë trupat e legjislativit.

Procesi ka ngecur te zgjedhja e kryetarit të Kuvendit, për çka Lëvizja Vetëvendosje, në koalicion me Guxo dhe Alternativa, nuk po mund t’i sigurojnë 61 votat e nevojshme – në votim të hapur – për ta zgjedhur Albulena Haxhiun në krye të këtij institucioni.

Ata po kërkojnë që votimi të bëhet në mënyrë të fshehtë, por kjo po kundërshtohet nga partitë e tjera parlamentare.

Thirrje për të dalë nga kjo krizë institucionale ka brenda dhe jashtë Kosovës.Deri më tash, presidentja Vjosa Osmani ka zhvilluar disa takime me përfaqësues të partive politike – si përpjekje për ta zgjidhur ngërçin, por të gjtiha të pasuksesshme.


Edhe një përpjekje për konstituimin e Kuvendit

Deputetët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhn për të 43-tën herë, për të konstituar përbërjen parlamentare të dalë nga zgjedhjet e 9 shkurtit.

Deri më tani nuk ka arritur të votohet Albulena Haxhiu si kryeparlamentare.

LVV po insiston për votim të fshehtë, por një gjë e tillë nuk po përkrahet nga partitë tjera.

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button