Kuvendi: Pas zhurmës pajtim për një marrëveshje

Debat i ashpër pozitë-opozitë për marrëveshjen për Fondin e Ballkanit Perëndimor .- Në fund pozitë-opozitë bëhen bashkë dhe votojnë pro kësaj marrëveshjeje

Vazhdimi i seancës së Kuvendit nxiti debat të ashpër pozitë-opozitë sa i përket projektligjit për ratifikim të marrëveshjes për themelim të Fondit të Ballkanit Perëndimor. U desht miratimi i një deklarata nga Kuvendi, që e njeh Kosovën vetëm me emrin e saj kushtetues, në mënyrë që opozita ta përkrah në tentimin e dytë miratimin e këtij projektligjit, meqë kjo marrëveshje i referohej Kosovës me fusnotë./21Media

Back to top button