KUVENDI: Planifikohen tri seanca, më 22, 23 dhe 27 qershor

Në njërën nga seancat e Kuvendit të Kosovës që janë planifikuar gjatë kësaj jave, pritet të diskutohet për një marrëveshje të mundshme me Serbinë që ka të bëjë me fillimin e faturimit të energjisë elektrike në katër komunat veriore. Kështu u bë e ditur pas mbledhjes së Kryesisë. Opozita ndërkaq e kërkon në lexim të dytë Ligjin për Pagën Minimale me ndryshime, ku do të përfshihen edhe veteranët./21Media

Back to top button