Kuvendi i Prishtinës diskuton për taksën e lejes së ndërtimit
Sot mbahet mbledhja e dytë e Kuvendit Komunal të Prishtinës, në të cilën do të shqyrtohen 10 pika të rendit të ditës.
Sipas njoftimit të komunës, në këtë mbledhje do të diskutohet për propozim vendimi për anulimin e vendimit për caktimin e lokacionit për varrezat e komunitetit protestant, propozim vendimi për ndryshimin dhe plotësimin e Rregullores për tarifa, ngarkesa dhe gjoba komunale, propozim vendimi për themelimin e ansamblit të qytetit ‘’Rexho Mulliqi’’, si dhe propozim vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm për tërësinë urbane “B” të lagjes “Prishtina e Re-Zona Lindje”;
Po ashtu, do të diskutohet për rregulloren mbi taksën administrative për dhënien e lejes së ndërtimit dhe tarifën për rregullimin e infrastrukturës; pastaj propozim vendimi për ridestinimin e ish-objektit të bibliotekës ‘’Hivzi Sulejmani’’, si dhe propozim vendimi për fillimin e hartimit të Planit rregullues të hollësishëm të bllokut A-1 të lagjes ”Dodona”;
Gjithashtu, pritet të caktohet një anëtari në Komisionin Komunal të Aksionarëve të NPL “Hortikultura” SHA, NPK “Trafiku Urban” SHA dhe KRM ‘’Pastrimi’’.
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?