Parashikimi i motit

Gjykuar sipas ecurive sinoptike, moti i vranët, me reshje shiu që here pas here shndërohen në reshje të dobëta bore do të vazhdojë edhe sot.

Pra, gjendemi para një dite me vranësira të cilat mund të sjellin edhe reshje shiu, por edhe reshje bore. Temperaturat do të jenë mjaftë të ulëta për këte kohë të vitit, ato do të lëvizin në mes minus 3 e 7 gradë celsius, shkruan rtv21.tv

E nesër, parashihet të kemi kthjellim gradual të motit dhe ngritje të temperaturave të cilat do të sillën në mes 0 e 11 gradë celsius.

Në ditën e dytë të fundjavës , të dielën pra, pritet të mbajë mot me vranësira të pjesshme të cilat në orët e pasditës do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin edhe reshje lokale shiu.

Temperaturat do te vazhdojnë të jenë nën mesatarën për këte periodë të vitit, ato në mëngjes do të sillën në mes minus 2 e 3 gradë celsius, kurse temperaturat maksimale do të lëvizin në mes 6 e 12 gradë celsius./21Media

Back to top button