Kuvendi ratifikoi shtatë anëtarët e KSHC-së
Kuvendi i Kosovës në seancën e sotme ka miratuar vendimin për ratifikimin e anëtarëve për Këshillin Shtetëror të Cilësisë të Agjencisë Kosovare të Akreditimit. Ky vendim mori 63 vota për dhe 9 kundër.
Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka thënë se vendimi për ratifikimin e shtatë anëtarëve për të KSHC-së, është marrë bazuar në rekomandim të Komisionit. Sipas saj, aktualisht janë duke pritur 239 raporte që duhet të shqyrtohen nga ky këshill.
Katër anëtarët vendor të emëruar në KShC janë: Hasnija Ilazi, Gëzim Tosuni, Seb Bytyçi dhe Krenare Pireva-Nuçi, teksa anëtarët ndërkombëtarë janë: Alison Felce, Cassie L. Bernhardt dhe Werner J. Stueber. Këta anëtarë janë zgjedhur për mandant 5 vjeçar./21Media