Kaloni te përmbajtja kryesore

Eriksenit do t’i vendoset një pajisje në zemër

 
Futbollistit të Danimarkës, Christian Eriksenit do t’i vendoset një pajisje për zemër, pas rënies së tij në fushë gjatë Euro 2020.
Mesfushori 29-vjeçar të shtunën ka pësuar arrest kardiak në ndeshjen ndaj Finlandës.
ICD – defibrilator kardioverter i implantueshëm – është “i nevojshëm për shkak të shqetësimeve të ritmit”, tha mjeku i ekipit danez, Morten Boesen, shkruan BBC.
Fondacioni Britanik i Zemrës përshkruan ICD-në si një pajisje e vogël, e cila vendoset nën lëkurë, është e lidhur me zemrën me “tela të hollë” dhe “dërgon impulse elektrike për të rregulluar ritmet anormale të zemrës”./21Media

Lexim me zë

Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?

0:00

Show More
Back to top button