Kuvendi shkon në pauzë

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë një orëshe

Kuvendi i Kosovës ka shkuar në pauzë një orëshe pas një diskutimi për largimin e tarifës 100% ndaj mallrave serbe deh boshnjake.

Kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani njoftoi se seanca do të vazhdojë nga ora 15:40.

Kurti ka paralajmëruar se më 15 mars do ta heqë tarifën ndaj lëndës së parë nga Bosnja e Serbia.

Tarifa ndaj mallrave serbe u vendos në nëntor 2018 nga ish-Qeveria Haradinaj. Ky i fundit ka bërë thirrje disa herë që taksa të mos hiqet deri në njohjen e Kosovës shtet nga Serbia./21Media

Back to top button