Kuvendi shkon në pauzë, shkak “joserioziteti” i Qeverisë

Me 35 minuta vonesë ka filluar seanca e Kuvendit, e cila ishte paraparë të fillonte në ora 10:00.
Pas miratimit të dy marrëveshjeve ndërkombëtare, Kuvendi shkoi në pauzë 20 minutëshe për shkak se në seancë nuk ishin të pranishëm ministrat e Qeverisë.
Kjo mungesë gjatë seancës u quajt “joseriozitet”, shkruan rtv21.tv.
“Shkojmë me një pauzë 20 minuta derisa Qeveria të bëhet pak ma serioze”, tha kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca./21Media

Back to top button