Aksioni “Sharri 2021″, arrestohen 13 persona, 8 lirohen

 
Nga një operacion i Policisë Rajonal në Ferizaj që është zhvilluar të enjten i njohur si “Sharri 2021”, pesë persona janë arrestuar dhe me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë, ata po dyshohen për veprën penale “shkretimi i pyjeve dhe vjedhjeve të pyllit” në parkun nacional “Sharri”. Të arrestuarit janë N.L viti i lindjes 1987 fshati Vat-Kaçanik, E.SH I lindur në 1983 fshati Sllatinë-Kaçanik, B.R I lindur në 1992 në Kaçanik dhe G.S I lindur më 1987 fshati Gjurgjedelli-Kaçanik.
Gjatë këtij aksioni që i zhvillua në disa lokacione përfshirë fshatin Strazh, pesë lokacione në fshatin Ivaj, dy lokacion në Rakaj, një lokacion në Dubravë dhe një në Sllatinë të gjithë komunë e Kaçanikut, 8 persona tjerë janë shoqëruar në stacionin policor, por më pas janë liruar me procedurë të rregullt dhe hetimet ndaj tyre po vazhdojnë.
Këto të dhëna i ka bërë të ditur në një konferencë për medie drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë në Ferizaj, Basri Shabani.
“Në këtë operacion janë arrestuar 5 persona të cilët me urdhër të Prokurorisë Themelore në Ferizaj janë ndaluar për 48 orë. Personat e arrestuar që janë dërguar në mbajtje për 48 orë janë SH.L viti I lindjes 95 nga fshati Ivaj-Kaçanikë, N.L viti I lindjes 1987 fshati Vat-Kaçanik, E.SH I lindur në 1983 fshati Sllatinë-Kaçanik, B.R I lindur në 1992 në Kaçanik dhe G.S I lindur më 1987 fshati Gjurgjedelli-Kaçanik. Ndërsa, 8 persona të tjerë të cilët janë shoqëruar në stacionin policor janë lënë në procedurë të rregullt derisa hetimet ndaj tyre do të vazhdojnë edhe më tutje nga sektori rajonal i hetimeve në Ferizaj”, tha ai.
Drejtori i Policisë Rajonal në Ferizaj tha se për një kohë të gjatë personat e arrestuar kanë qenë nën hetim të sektorit hetimor policor në Ferizaj dhe Prokurorisë Themelore në këtë komunë.
Shabani tregoi për provat materiale që janë konfiskuar.
“Në këtë operacion në cilësi të provave materiale janë konfiskuar si në vijim: një pushkë gjuetie e kalibrit 12 mm, një pistoletë e kalibrit 7.60 mm M57, 9 motor sharre për prerjen e drujve , 5 copë fishek të kalibrit 12 mm pushkë gjuetie, 6 cop fishekë të 7.60mm, 5 traktorët me pajisje përcjellëse njëri prej tyre i ngarkuar me drunjtë . 1 mijë e 380 euro, 3 kombi të ngarkuar me druaj , një kamionetë e ngarkuar me druj, një gjip NISAN me targa I modifikuar për transportin e drunjve. Në të njëjtën kohë në tri lokacione derisa tani po flasim janë duke u sekuestruar një sasi e drujve, një xhip Frotera i modifikuar për transportin e drujve, 3 traktor për transportin e drujve të pajisuar me mjete shtesë për tërheqjen shtesë të drujve si dhe një kamion i ngarkuar me druj”, tha ai.
Prokurorja e rastit, Ajtene Zoni bëri të ditur se brenda ditës do të bëhet kërkesa për masën e paraburgimit për 5 personat e ndaluar.
Ajo njoftoi se disa nga personat e arrestuar edhe më herët kanë pasur aktvendime të prera nga Gjykata për të njëjta vepra penale.
“Janë të njohur si për policinë ashtu edhe për Prokurorinë edhe për Gjykatën një ndër ta ka edhe aktgjykim të plotfuqishëm domethënë janë të dënuar dhe është kryesisht për veprën penale vjedhje të pyllit, janë dëmtues të rregullt, janë recidivist[…]Këta vazhdimisht kanë bërë prerjeve e drujnëve në fakt njëri prej tyre në bazë të informatave që i ka Prokuroria që nga vit 2019 është i njohur për vjedhje të pyllit ka dënime ose me kusht tek shkretimi me burg e ke dënimi me gjobë apo dënim deri në pesë vite por tash ajo çështje i takon Gjykatës”, theksoi ai.
Ndërsa, Majori Muhamet Jahiri i cili është edhe udhëheqës i operacionit “Sharri 2021” tha se hetimet do vazhdojnë tutje në të gjitha zonat që i takojnë Rajonit të Ferizajt.

Back to top button