Kuvendi s’ka kuorum për rezolutën e dialogut

 

Kuvendi i Republikës së Kosovës me një orë vonesë ka nisur punimet e sotme pa kuorum, duke pamundësuar votimin e rezolutës së Lëvizjes Vetëvendosje për dialogun.

Seanca e paraparë të nisej në ora 10:00 ka filluar në ora 11:10 për shkak të mungesës së deputetëve.

Pika e parë e rendit të ditës është interpelanca e ministrit të Arsimit, Ramë Likaj. Pastaj për të vazhduar me interpelancën e ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliu./21Media

 

Back to top button