Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Ngavaci ka kritikuar pozitën për fillimin e vitit të ri shkollor

“Institucionet përgjegjëse kishin mjaftueshëm kohë. Organizimi i mësimit duhet të ishte në përputhshmëri me situatën epidemiologjike”, ka thënë ajo në fjalimin e saj në seancën e Kuvendit.

Nagavci ka theksuar se ka shkolla të cilat nuk kanë ujë të pijshëm.

Gjithashtu, ajo ka folur edhe për mos hapjen e bibliotekave.

Ajo po ashtu kërkoi nga MASH që të shqyrtojnë kërkesës që studentët të lirohen nga pagesat.

“Shqetësuese është edhe pse nuk po hapen biblioteka. Çfarë kuptimi ka të mbahen të hapura kafiterit. Çështjet tjetër është edhe që ministria duhet të ketë parasysh është edhe shqyrtimi i kërkesave të studentëve nga lirimi nga pagesat dhe tarifave për studime. Cilat planifikimet e ministrisë edhe sa i përket hapjes së konvikteve dhe menzës”, theksoi Nagavci.

Nënkryetarja e Kuvendit, ka kërkuar që bashkë me grupet e tjera parlamentare në fund të interepelancës të dakordohen për votimin e një mocioni të përbashkët lidhur me problemet e ngritura./21Media