Kuvendi i Kosovës do të mblidhet sot nga ora 10:00 për të vazhduar seancën e javës së kaluar për debatin parlamentar në lidhje me organizimin e arsimit në të gjitha nivelet në situatën e pandemisë COVID-19.

Ndërsa në ora 15:00 do të fillojë seanca e re.

Në këtë seancë, pas deklarimeve jashtë rendit të ditës dhe pyetjeve parlamentare, do të vijohet me shqyrtimin e propozimit për një kandidat për gjyqtar në Gjykatën Kushtetuese të Republikës së Kosovës, si dhe propozim vendimet për ndryshimin dhe plotësimin e Vendimit nr. 08-V-006, dt. 02.04.2021 për formimin e komisioneve parlamentare.

Ndërsa të premten prej orës 10:00, do të jetë interpelanca me ministrin e Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen: “Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me COVID-19”./21Media