Sekuestrohen 15 kg heroinë, arrestohet 63 vjeçari

 

Shpëtim Pjeshka 63-vjeçar, banues në Elbasan u arrestua sot, pasi u kap me 15 kilogramë heroinë në Kakavijë.

Ndalimi i Pjeshkës u bë sonte, teksa ky i fundit po drejtonte një kamion, me të cilin po tentonte të kalonte kufirin në Kakavijë.

“Bazuar në analizën e riskut të bërë nga Policia Kufitare dhe shkëmbimit të informacionit me strukturat e DVP Gjirokastër, në kuadër të operacionit policor të koduar “Koordinimi”, në dalje u përzgjodh për kontroll në vijën e dytë, një automjet tip kamion, me drejtues shtetasin SH. P.”- njoftoi policia.

Policia informoi se pas kontrollit të ushtruar nga shërbimet doganore dhe shërbimet e FRONTEX-it, u gjetën 15 kg heroinë, e cila ishte fshehur në kroskotin e kamionit. Droga ishte e ndarë në 30 pako./oranews

Back to top button