Kuvendi voton sot kandidaturën e Bajram Begajt si president i Shqipërisë

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në ora 18:00 për të votuar për presidentin e ri të Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj. Shefi i shtabit të përgjithshëm të Ushtrisë ishte propozim i Partisë Socialiste dhe nëse zgjidhet, do të jetë presidenti i tetë pas pluralizmit, ndërsa i treti që vjen me karrierë ushtarake, pasi më herët e kanë mbajtur postin e kreut të shtetit ish-ushtarakët, Alfrd Moisiu dhe Bujar Nishani.
Emrin e tij e bëri publik kryeministri Edi Rama një ditë më parë, pas mbledhjes së kryesisë socialiste, duke e vlerësuar atë si figurën për të cilën kanë nevojë shqiptarët.
Pas publikimit të emrit të tij reagoi edhe grupi parlamentar demokrat i përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj i cili e konsideroi atë si kandidatin e vendosur nga mafia e pronave shtetërore./21Media

Back to top button