Kuvendi zgjedhor i Federatës Panshqiptare “Vatra”
Elmi Berisha edhe për një mandat në krye të Federatës
Në Nju York u zhvillua Kuvendi zgjedhor i Federatës VATRA ku Elmi Berisha, me shumicë votash fitoi mandatin e dytë në krye të Federatës Panshqiptare të Amerikës. Prioritetet programore të Platformës për kryetar të Federatës “VATRA” si platforma fituese e kryetarit Berisha për udhëheqjen e “Vatrës” në mandatin e ardhshëm, do të fokusohet në dymbëdhjetë prioritete programore. Me këtë rast kryetari Elmi Berisha tha se këto prioritete programore synoj ti çoj përpara, të rris kapacitetet vepruese e ndërvepruese dhe të masivizoj në aspekt shumëdimensional organizmin patriotik më të vjetër të shqiptarëve në SHBA./21Media