Kuzhinierja-artiste e cila përgatitë torta me dukje të ushqimeve e objekteve

Ersin Gunduz, një 33 vjeçare nga Stambolli i Turqisë, u bë e njohur në botë përmes medieve sociale me prezantim të talentit të saj me përgatitje të tortave në forma të objekteve dhe ushqimeve të ndryshme, të cilat duket thuajse janë të vërteta.
Ersin me punën e saj krijon iluzione vizuele nga torta, me të cilat imiton artikuj të ndryshëm shtëpiak.
Pas përgatitjes së tyre, ajo i xhiron ato dhe videot i poston në mediet sociale.
Kjo ka bërë që kjo artiste të bëjë për vete dashamirë të tortave e veprave artistike nga vende të ndryshme.
Në krijimet e saj artistike që janë të ngrënshme radhitet një listë e tërë tortash.
Ajo tashmë ka mahnitur ndjekësit në mediet sociale me prezantim të tortes në formë limoni, kalkulatori, letre tualeti, kulete, kandili, e shumë e shumë artikujve të tjerë.
Ersin nuk është artistja e vetme në botë që krijon art me torta, megjithatë është një prej artistëve që po lë pa fjalë me punën e saj./21Media

Back to top button