Ky do të jetë mbrojtësi i ri i Arsenalit

Pas Leandro Trossard, Arsenali është pranë transferimit edhe të një tjetër lojtari, i cili do të jetë përforcimi më i ri në repartin e mbrojtjes.
Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano e ka konfirmuar se Arsenali e ka kompletuar transferimin e Jakub Kiwior, ku marrëveshja me Spezian është arritur.
Kontratat janë duke u nënshkruar me Spezian për mbrojtësin e talentuar të Serie A.
Tarifa finale e transferimit prek shumën e 20 milionë eurove, ndërsa me bonuse do ta arrijë shifrën e 25/30 milionë eurove.
Raportohet se Kiwior ka pranuar kushtet personale për një marrëveshje pesë vjeçare, testet mjekësore do të kompletohen gjatë 48 orëve të ardhshme në Londër.

Back to top button