​Nis punën Grupi për hartimin e projektligjeve për realizimin e vettingut

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se kanë mbajtur takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimit e projektligjeve për realizimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë.
“Pas procedimit në Kuvend të amendamenteve kushtetuese për vettingun, sot mbajtëm takimin e parë të Grupit për hartimin dhe finalizimin e projektligjeve për realizimin e procesit të Vetingut në Sistemin e Drejtësisë si dhe ofrimin e mbështetjes për Komisionin Add-hoc të Kuvendit për Zhvillimin e Procesit të Vlerësimit Kalimtar”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Ajo ka thënë se ka ofruar mbështetjen e saj për grupin punues dhe ka ritheksuar “rëndësinë e këtij procesi për qytetarët dhe shtetin”.

Back to top button