Ky është amaneti që Agron Vula do ta përmbushë për Burbuqe Berishën
Regjisori Agron Vula, sot ka qenë i ftuar në emisionin ”1 Kafe prej Shpisë” dhe ka folur për miken e tij të ndjerë, Burbuqe Berisha.
Vula ka theksuar se edhe pse Buqja ka vdekur, ajo do të mbetet gjallë përherë përmes veprave, të cilat i ka krijuar.
Mes tjerash,regjisori e ka përmendur se ka një amanet që do ta përmbushë për miken e tij. Bëhet fjalë për realizimin e një filmi dokumentar që tregon historinë e babait të Buqes, i cili ishte i burgosur politik.
Kujtojmë që, regjisorja Burbuqe Berisha ka vdekur të mërkurën, në moshën 51 vjeçare, në ambientet e Ministrisë së Kulturës. Regjisorja Berisha ishte lindur në Shkup, ndërsa shkollimin fillor dhe të mesëm i kishte kryer në Prishtinë. Studimet për regji filmi i kishte kryer në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës./21Media