Ra nga kati i 12-të ku po punonte, vdiq 63 vjeçari, pranga administratorit dhe pronarit

Një 63-vjeçar ka vdekur dje në Sarandë, pasi ka rënë nga kati i 12-të, ku ishte duke punuar si roje.
Policia e Vlorës ka bërë arrestimin e administratorit dhe pronarit të pallatit, nga i cili është rrëzuar 63-vjeçari.
Siç është raportuar, është bërë arrestimi i shtetasit M. R., 47 vjeç, banues në Sarandë (administrator i pallatit)  dhe A. R., 60 vjeç, banues në Tiranë (pronar i pallatit)  për veprat penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës.”
Ngjarja tragjike ka ndodhur dje rreth orës 10:45, në lagjen nr.2, Sarandë, në një pallat 15-katësh./oranews

Back to top button