Ky është gjysmëfinalisti i parë i Kupës së Shqipërisë

Ka përfunduar ndeshja e kthimit mes skuadrës së Egnatias dhe asaj të Laçit, e vlefshme kjo për çerekfinalen e Kupës së Shqipërisë.
Skuadra e Egnatias është gjysmëfinalistja e parë e Kupës së Shqipërisë.
Në ndeshjen e parë mes këtyre dy skuadrave triumfuese ishte Egnatia me rezultat minimal 1:0, ndërsa sot Egnatia fitoi 3:1, kështu duke e eliminuar Laçin me rezultat të përgjithshëm 4:1.
Me këtë fitore, Egnatia vazhdon tani në gjysmëfinale.
Rezultati final i ndeshjes së sotme, 3:1.
Rezultati i përgjithshëm 4:1 në favor të Egnatias.