Ky është kandidati i PDK-së për Prishtinën
Lirak Çeaj i nominuar për Prishtinën
Anëtari i PDK-së, Lirak Çelaj është kandidati i kësaj partie për zgjedhjet lokale në kryeqytet.
Këtë e ka bër të ditur vetë Çelaj përmes një postimi në facebook. ”Fillimi i Ri ka bashkuar qytetarë më shumë se kurdoherë në tubimet elektorale të ftuara nga strukturat e Degës. Jemi të bindur se ashtu do të jetë edhe pasi të jenë numëruar votat, më 11 Qershor, duke rikonfirmuar bastionin e PDK-së në Prishtinë”, ka shkruar Çelaj.
Ai ka falenderuar për përkrahjen duke shtuar se Prishtina do të jetë e PDK-së.
Dua të falënderoj nga zemra Enver Hoxhaj, Xhavit Haliti, Memli Krasniqi, Shemsi Veseli dhe Shaip Muja , kandidatët për deputetë që u zotuan për fuqizimin e degës dhe kandidaturës time për kreun e komunës.
Unë ndjehem tepër mirë për këtë përkrahje edhe të të gjithë deputetëve tjerë që përcjellin punën e degës së Prishtinës, duke u zotuar po ashtu se Prishtina do të jetë e PDK-së”, ka shkruar Çelaj.
Ndryshe, zgjedhjet lokale do të mbahen në vjeshtën e këtij viti./21Media