Ky është kundërshtari i Ballkanit në Ligën e Konferencës

Pasi u eliminua sot nga kualifikimet e Ligës së Kampionëve, Ballkani tani garat evropiane do t’i vazhdojë në Ligën e Konferencës, ku edhe e ka mësuar kundërshtarin e parë.
Ballkanin e eliminoi sot në raundin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve skuadra e UE Santa Colomas, ku kjo e fundit triumfoi me ndihmën e penalltive.
Tani, Ballkani do të garojë në Ligën e Konferencës, ku kundërshtarin e parë e ka nga Malta.
Kampioni i Kosovës do të përballet me kampionin e Maltës, Hamrunin. Ky i fundit u eliminua në penallti nga, Lincoln Red Imps.
Lexim me zë
Dëshiron ta dëgjosh këtë lajm me zë?