​Ky është orari i gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës

Sot u hodh shorti i Kupës së Kosovës në futboll, ku edhe u mësuan dy çiftet e gjysmëfinales së kësaj gare.

Suhareka dhe Ballkani do të përballen në derbin e qytetit suharekas.

Ndërkaq, kampioni i kësaj gare, Prishtina do të përballet me skuadrën e Dritës.

Tani është mësuar edhe orari i ndeshjeve gjysmëfinale, dhe atë e gjeni më poshtë.

03 prill 2024 (Ndeshjet e para)

13:00 Suhareka – Ballkani

13:00 Prishtina – Drita

17 prill 2024 (Ndeshjet e kthimit)

13:00 Ballkani – Suhareka

13:00 Drita – Prishtina

Back to top button