Qytetari nga Prizreni gjen kuletën me mbi 500 euro, e dorëzon në polici

Një qytetar nga komuna e Prizrenit me inicialet A.P, ka gjetur një kuletë me shumë prej 525 euro, 6100 lekë dhe 1 dollar amerikan bashkë me dokumentet personale letërnjoftimin dhe patentë shoferin, dhe i ka dorëzuar menjëherë në polici.

Policia e Kosovës ka thënë se të hollat e gjetura janë dorëzuar në Stacionin Policor në Prizren.

“Personit që i kishte humbur kuleta ishte A.D, nga Republika Shqipërisë. Pranim – dorëzimi i kuletës mes palëve është bërë në Stacionin Policor në Prizren. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, e ka falënderuar qytetarin A.P., për gjestin human dhe shembullor me rastin e dorëzimit të hollave të gjetura në Stacionin e Policisë”, ka shkruar Policia në “Facebook”./21Media

Back to top button