I gjeti 200 euro dhe i mori, kapet e dyshuara në kufi

Më datë 23 maj 2022, rreth orës 17:05, Policia është informuar nga viktima e rastit, sipas të cilit derisa ishte në një lokal në Pejë i kanë rënë nga xhepi të holla në shumë prej 200 euro, viktima ka dyshuar se dikush i ka marrë këto të holla.
Nga hetuesit e Stacionit Policor në Pejë është bërë shikimi i kamerave të sigurisë se objektit, aty është vërejtur një person i panjohur e cila shihet duke i marrë të hollat dhe duke u larguar me veturën e tipit Opel me targa të Malit të Zi.
“E dyshuara ka tentuar të kaloj në pikën kufitare ne Kullë, e njëjta është arrestuar. Njësiti i hetimeve pranë Stacionit Policor në Pejë, ka intervistuar të dyshuarën: E. M., e lindur me 1971 shtetase e Serbisë”, ka njoftuar policia.
“Nga e dyshuara janë sekuestruar të holla në shumën prej dyqind euro, të cilat pas procedurave ligjore do t’i kthehen viktimës”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.
E dyshuara pas intervistimit me urdhër te Prokurorit të shtetit është liruar në procedurë të rregullt. /21Media

Back to top button