Ky është polici që humbi jetën në Zhur të Prizrenit

Polici i ndjerë la pas vetes gruan dhe tre femijë

Nga shperthimi i një eksplozivi në Zhur të Prizrenit i vdekur ka mbetur një pjesëtari i Policisë së Kosovës. Polici Sami Thaçi, i cili humbi jetën në krye të detyrës ishte nga fshati Shkarashnik i Komunës së Malisheves me banim në Prizren.

Dyshohet se shperthimi që mori jetën e tij ishte me dirigjues dhe ndodhi në momentin kur policia po zhvillonin një aksion antidroge.

Polici i ndjerë la pas vetes gruan dhe tre femijë, me i vogli femijë është i moshës një vit e tre muaj.

Ngushëllime familjes së policit i ka shprehur presidenti i vendit, Hashim Thaçi si dhe kryemnistri në detyrë Ramush Haradinaj.

Thaçi e Haradinaj kanë kërkuar angazhim maksimal nga organet e rendit organet e rendit dhe drejtësisë angazhim maksimal, që shkaktarët të vihen sa më shpejtë para drejtësisë.

Nga ky shperthim të lënduar kanë mbetur një fëmijë 13 vjeçar dhe dy policë tjerë. /21Media

Back to top button