Ky është rezultati i Albinit pas përfundimit të garës së parë në Lojërat Olimpike Dimërore
Albin Tahiri ka garuar sot në disiplinën e lëshimit në skijimin alpin të Lojërave Olimpike Dimërore Pekini 2022.
Skitari nga Kosova, përfundoi në vendin e 35-të nga 43 garues, pozita e tij më e mirë në Lojërat Olimpike Dimërore, ka njoftuar KOK-u.
Tahiri pati kohën 1 minutë, 52.44 sekonda.
Albini do të garojë edhe në disiplinat e kombinimit alpin, sllallomit dhe sllallomit të madh.
Ndërkaq, edhe Kiana ka përfunduar garën e parë në Lojërat Olimpike Dimërore, ku siç ka njoftuar KOK-u ajo u rendit e 59-ta nga 82 pjesëmarrëse, me kohë 1 minutë, 18.78 sekonda./21Media