​Ky është shorti i Kupës së Kosovës

Në ambientet e selisë së Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur sot shorti i Kupës së Kosovës.

Shorti u hodh për fazën e 1/16-ës së finales së kësaj gare, dhe ka prodhuar disa përballje tejet interesante.

Kampioni aktual, Prishtina luan si mysafirë i Rahovecit, kurse kampioni i Superligës, Ballkani, përballet kundër Drenicës.

Ndeshje interesante do të jetë edhe ajo mes Llapit dhe skuadrës së Faruk Statovcit, Phoenix.

Shortin e plotë të 1/16-ës së Kupës së Kosovës e gjeni më poshtë.

Prishtina e Re – Behari

Rahoveci – Prishtina

Fushë Kosova – 2 Korriku

Ramiz Sadiku – Gjilani

Suhareka – Trepça

Vllaznia – Trepça ‘89

Dinamo – Vushtrria

Flamurtari – Dukagjini

Feronikeli ’74 – Istogu

Dardania – Drita

Liria – Rilindja 1974

Vëllaznimi – Ferizaj

Llapi – Phoenix

Ulpiana – Vjosa

Malisheva – Kika

Drenica – Ballkani

Back to top button