Loredana pjesë e jurisë së “Deutschland sucht der Superstar”

Artistja shqiptare, Loredana Zefi do të jetë pjesë e jurisë së shfaqjes “Deutschland sucht der Superstar” (DSDS), në Gjermani, transmetojnë mediat gjermane.

Pjesë e kësaj jurie së bashku me Loredanën, janë zgjedhur Dieter Bohlen, Pietro Lombardi dhe Beatrice Egli, këtë e ka bërë të ditur RTL përmes një komunikate për shtyp dhe përmes një postimi në Instagram, raporton rtv21.tv.

Në një prononcim për RTL Loredana tha se “I detyrohem shumë muzikës”, duke shtuar se mund të “arrish çdo gjë nëse beson në vete dhe punon shume për veten tënde”.

Ndërsa “DSDS” ka njoftuar se, në vitin 2024 do të ketë edhe një ndryshim të rëndësishëm në përmbajtje. Nuk do të ketë më kufi moshe në konkurs, dhe tani mund të aplikojnë edhe personat mbi 30 vjeç.

Megjithatë “Deutschland sucht der Superstar” (Gjermania është në kërkim të superyllit) është një shfaqje gjermane që mbledh artistët e rinj në Gjermani që u transmetua për herë të parë më 9 nëntor 2002 nga stacioni televiziv RTL./21Media

 

View this post on Instagram

 

A post shared by RTL Deutschland (@rtl_de)

Back to top button