Ky është trajneri i muajit i prill në Premier Ligë

Spanjolli e fiton për herë të parë çmimin në fjalë pas pesë fitoreve me Aston Villan në muajin prill.

Unai Emery është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit prill në Premier Ligë, duke e fituar çmimin për herë të parë që prej se morri drejtimin e Aston Villas.

Emery ka vazhduar transformimin e Aston Villas, duke e ndihmuar që të pozicionohet në top 6 në muajin prill, dhe duke fituar pesë ndeshjes.

51 vjeçari mposhti trajnerët si Pep Guardiola, Roy Hodgson, Eddie Howe dhe Gary O’Neil, pasi votat nga publiku u kombinuan me ato të një paneli të ekspertëve të futbollit.

Back to top button