Klopp: Nuk mund të garantojmë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka folur për transferimet e klubit gjatë kësaj vere, nëse do të ndikojë faktori i Ligës së Kampionëve në ta.

Klopp tha se Liverpooli nuk mund të garantojë Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm, por se nuk është i brengosur për këtë gjë.

“Ne nuk mund të garantojmë Ligën e Kampionëve vitin e ardhshëm, por çdo gjë tjetër është e njëjta. Është një klub fantastik”, tha Klopp.

“Ne jemi Liverpooli, tejet atraktivë për shumë lojtarë. Nuk jam i brengosur. Sigurisht, është më e vështirë pa Ligën e Kampionëve”, shtoi më tej Klopp.

Liverpooli momentalisht zë vendin e pestë në tabelë me 62 pikë të arkëtuara, një më pak se Manchester United në pozitën e katërt.

Back to top button