Ky është trajneri i ri i Monacos

Skuadra e Monacos e ka konfirmuar sot Adi Hutter si trajnerin e ri të klubit.

Tekniku austriak, 53 vjeçar, ka nënshkruar një kontratë dy vjeçare e cila do ta mbajë atë në krye të Monacos deri në vitin 2025.

Me një eksperiencë të madhe duke drejtuar klubet austriake, zvicerane dhe gjermane, Hutter është i përkushtuar tani me Monacon deri më 30 qershor të vitit 2025.

Në karrierën si lojtar, Hutter luajti në më shumë se 500 ndeshje si futbollist profesionist, si dhe ka veshur fanellën e Kombëtares së Austrisë në 14 ndeshje.

Adi Hutter e filloi karrierën e tij si trajner në moshën 37 vjeçare, duke zhvilluar plot 539 ndeshje që nga ajo kohë në krye të klubeve.

Karriera e tij si trajner është shënuar me sukses. Në Austri, me Red Bull Salzburgun, ai arriti të fitojë dy herë Kupën dhe kampionatin në fund të sezonit 2014/2015. Më pas, në Zvicër, me Young Boys, ai fitoi titullin e ligës në sezonin 2017/2018.

Back to top button