Zëvendëskryeministrja e Kosovës viziton Bosnjë dhe Hercegovinën

Zëvendëskryeministrja e Kosovës për Çështje të Pakicave dhe të Drejta të Njeriut, Emilija Rexhepi, ka zhvilluar vizitë zyrtare dyditore në Bosnjë dhe Hercegovinë, me ftesë të Grupit Parlamentar të Partisë për Veprim Demokratik (SDA) dhe me kërkesë të deputetit Shemsedin Mehmetoviq.

Gjatë kësaj vizite, zëvendëskryeministrja Rexhepi përveç takimit me Shemsedin Mehmetoviq, deputet në Parlamentin e Bosnjë dhe Hercegovinës, është pritur në takim edhe nga Dino Konaković, Ministër i Punëve të Jashtme të Bosnjë-Hercegovinës, Zukan Helez, Ministër i Mbrojtjes së Bosnjë-Hercegovinës, si dhe Benjamina Karić, kryetare e komunës së Sarajevës.

Në komunikatë thuhet se tema kryesore e takimeve gjatë kësaj vizite të Zëvendëskryeministres Rexhepi ishte ratifikimi i Marrëveshjes për Lëvizjen e Lirë me Letërnjoftime në Ballkanin Perëndimor dhe njohja e dokumenteve të identifikimit, si pjesë e Procesit të Berlinit për vendet e Ballkanit Perëndimor. “U bisedua edhe për mundësitë e forcimit të lidhjeve kulturore dhe arsimore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bosnjë e Hercegovinës”./21Media

Back to top button