Ky është trajneri i ri i Shqipërisë

Mediat shqiptare kanë raportuar sot se ish-mesfushori brazilian, Sylvinho është trajneri i ri i Kombëtares së Shqipërisë.

Sylvinho ka pasur një karrierë të bujshme si futbollist, ku 48 vjeçari ishte pjesë e klubeve të njohura si Corinthias, Arsenal, Celta Vigo, Barcelona e Manchester City.
Braziliani i dha fund karrierës si futbollist në vitin 2011, për t’iu përkushtuar më pas detyrës së trajnerit.
Aventura e tij e parë ishte si ndihmës-trajner i Tites te skuadra e Corinthias, ndërkaq më pas kaloi te Interi si ndihmës-trajner i Roberto Mancinit në vitin 2014.
Ai vazhdoi karrierën si krah i djathtë i trajnerëve, ku përsëri u bashkua me Titen, kësaj ardhe te Kombëtarja e Brazilit në vitin 2016.
Ndërkaq, tre vite më vonë ai morri për të parën herë detyrën e trajnerit, ku në vitin 2019 u emërua në krye të gjigantit francez, Lyon. Eksperienca e tij nuk zgjati shumë, pasi u shkarkua vetëm 4 muaj pas marrjes së detyrës.
Në muajin maj të vitit 2021, Sylvinho morri timonin e skuadrës braziliane Corinthias, tek e cila qëndroi afro një vit, pasi që u shkarkua në muajin shkurt të këtij viti.
Back to top button