Ky është zëvendësuesi i Ronaldos te Juventusi

Sulmuesi italian do të jetë zëvendësimi i Cristian Ronaldos, i cili u largua dje nga Juventusi drejt gjigantit anglez Manchester United.
Skuadra italiane Juventus ka arritur një marrëveshje me Evertonin për rikthimin e sulmuesit Moise Kean.
Kean do të arrijë në Torino sonte në mbrëmje dhe do t’i nënshtrohet testeve mjekësore ditën e nesërme.
Sulmuesi 21 vjeçar është produkt i akademisë së Juventusit, ku në sezonin 2019/20 kaloi në radhët e skuadrës angleze Everton. Nga Evertoni ai kaloi tek PSG në formë huazimi një vjeçar, dhe tani është rikthyer në Everton, ku këta të fundit tanimë kanë arritur marrëveshje që ta shesin italianin tek Juventusi.

Back to top button