“Ky kryetar është për gjynah”, Nushi reagon për pikturën që Rahimaj vendosi në zyra

Anëtari i Partisë Socialdemokrate, Nol Nushi, ka reaguar për pikturën që ka vendosur në zyre kryetari i Kamenicës, Kadri Rahimaj.
Në fotografinë që Nushi ka shpërndarë në Facebook, shihet piktura me të cilën Kurti krahasohet me një luan.
Lidhur me këtë Nushi ka thënë se ky kryetar është për “gjynah”.
Nushi u shpreh se kjo nuk është qesharake.
“Sa mendon që nuk do të çuditet më me veprimet e pjesëtarëve të VV-së, befasohet nga kryetari i Kamenicës. Veç kqyreni çfarë foto ka vendose në murin e zyres së tij në Komunë! Kjo nuk o as qesharake. Ky kryetar o për gjynah!”, ka shkruar Nushi./21Media

Back to top button