Ky lloj i drogës përdoret më së shumti në Kosovë

 
“Nëse i referohemi moshave të reja, është ulë dukshëm numri i përdorimit të drogave, është marihuana ajo që është trendi, tani për tani…gjithmonë ka qenë, por është në proces edhe në rritje hala ma shumë”, kështu deklaroi sot psikologia klinike, Gentiana Kuqi-Tishukaj, e cila tha se pas marihuanës është kokaina, te moshat më të rritura.
Ajo në “Për ditë të mbarë” të RTV21 tha se gjatë kohës së pandemisë është rritur numri i klientëve që kanë kërkuar trajtim sa i përket përdorimit të kokainës, derisa tha se heroina ka mbajtur një trend dhe se nuk është se ka pasur rritje apo ulje të përdorimit të saj.
“Drogat e klubeve të natës për shkak të pandemisë dhe mbylljes totale nuk është se kanë pasë rritje, domethanë ka pasë ulje”, tha ndër të tjera psikologia klinike.

Ajo tutje tregoi edhe efektet anësore që shkakton përdorimi i drogës./21Media

Back to top button