Ky pritet të jetë largimi i parë nga Interi

 

Fiorentina dhe Shakhtar Donetsk po përgatiten të bëjnë oferta zyrtare për mesfushorin e Interit Stefano Sensi këtë verë.

Reprezentuesi italian është ftuar për Euro 2020 nga trajneri i Italisë Roberto Mancini dhe kontrata e tij në Inter skadon në qershor të vitit 2024.

Sensi arriti në “Giuseppe Meazza” nga Sassuolo e trajnerit Roberto De Zerbi përpara edicionit 2019-20, por aventura e tij me “Nerazzurrët” ka qenë e komplikuar për shkak të shumë dëmtimeve.

25-vjeçari luajti vetëm 17 herë në Serie A këtë sezon dhe po kërkon të provojë vlerën e tij në Kampionatin Evropian këtë verë.

Roberto De Zerbi pritet të emërohet trajner në Shakhtar Donetsk këtë verë dhe “Calciomercato.com” pretendon se ai do të përpiqet të nënshkruajë me mesfushorin italian.

Por edhe drejtuesit e Fiorentinës janë të përgatitur të luftojnë për ish-lojtarin e Sassuolos, pasi ata tashmë kanë kërkuar informacion në lidhje me situatën e lojtarit në Milano.

Back to top button