Kylie Jenner duket se ende nuk ia ka vendosur emrin djalit të saj

Kylie Jenner duket se ende nuk e ka vendosur një emër për djalin e saj, i cili erdhi në jetë më 2 shkurt 2022.
Gjatë festës së ditëlindjes së vajzës së Khloe Kardashian, True, një detaj ngjalli dyshime tek fansat.
Një shportë dhuratash për beben u pa në rrjetet sociale dhe aty shkruhej vetëm ”Baby Webster”, që nënkupton që ”Webster” është mbiemri i Travis Scott.
Fansat komentuan në rrjetet sociale se nëse fëmijës së dytë të Kylie-t  t’i vihej një emër, atëherë ai do të ishte përdorur në shportën e dhuratave.
Shkrimi ”Baby Webster” dukej se sinjalizonte se një emër nuk është zgjedhur ende./21Media

Back to top button