Kylie Jenner organizon ‘Baby Shower’

Kylie Jenner mund ta këtë mirëpritur privatisht fëmijën e saj të dytë me Travis Scott ose ndoshta edhe jo, por Jenner u ofroi 301 milionë ndjekësve të saj në Instagram fotogafi nga “Baby Shower”.
Me dekor të bardhë dhe skulptura gjirafash, “Baby Shower” i Jenner ishte si çdo festë tjetër e motrave Kardashian-Jenner.
E veshur në një fustan të bardhë në darkë, duke i dhënë një pamje të rrallë stilit të saj.
Jenner nuk ka specifikuar se kur ka ndodhur saktësisht ky “Baby Shower” i saj, por sipas burimeve të afërta të Jenner, mund të këtë ndodhur muajin e kaluar.
Burime të shumta thanë në atë kohë se Khloé Kardashian organizoi festën në shtëpinë e saj.
Jenner ka qëndruar e heshtur për kohë të gjatë pas tragjedisë së festivalit Astroworld ku u shënuan dhjetë viktima dhe shumë të tjerë mbetën të plagosur.
Megjithatë, ajo arriti një moment historik të madh këtë javë, duke tejkaluar 300 milionë ndjekës në Instagram.
Tani ajo është personi i dytë më i ndjekur dhe gruaja e parë që kapërceu pragun e 300 milionë ndjekësve.
Jenner nuk e njoftoi kurrë datën e lindjes së foshnjës së dytë.
Kylie zbuloi në videon e saj të Vogue 73 Questions se ajo dhe Travis po e mbajnë gjininë e foshnjës një surprizë edhe për veten e tyre.
“Epo, së pari duhet të zbulojmë gjininë [para se të zgjedhim një emër] dhe vendosëm të presim,” tha ajo.
Kylie dhe Travis janë prindër të një vajze, Stormi, 3 vjeç./21Media 

Back to top button