Labi: Dashuria kthehet me dashuri jo me para

”Pse o jetë” titullohet kënga e fundit e këngëtari kosovar, Labinot Tahirit, këngë kjo që po pëlqehet nga adhuruesit e muzikës së tij.

Përmes tekstit të kësaj kënge Labi i këndon dashurisë së humbur. Por, Labi duket se nuk do ndalet me kaq, ai sot ka paraljmëruar edhe një këngë që do publikohet së shpejti.

Labi ka treguar se edhe kënga e re do jetë dedikim për dashurinë, teksa ka dhënë edhe një porosi.

”Dashuria vlen më shumë se çdo gjë në këtë botë dhe kthehet me dashuri jo me para”, ka shkruar Labi./21Media

Back to top button