Labi i kërkon Kurtit ta bëjë Ministër të Shëndetësisë: Do të punoja pa as një rrogë…

Këngëtari i njohur dhe ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri-Labi, sot përmes një shkrimi i ka dërguar të fala kryeministrit Albin Kurtit.
Labi i ka kërkuar Kurtit që t’i japë postin e Ministrit të Shëndetësisë, nëse Arben Vitia zgjedhet kryetar i Prishtinës. Ai i ka kërkuar Kurtit që t’i japë vetëm një mandat të të parit të Shëndetësisë, që t’i ndihmojë qytetarët e Kosovës, madje siç ka shkruar ai, do të punonte pa pagesë vetëm që qytetarët të shërohen në vend të vetin.
“Si ministër i shëndetesisë, do të punoja pa as një rrogë, vetëm ta realizojë atë që e duan qytetarët tanë , besimin në shëndetesi se jo akoma pas 20 vite paratë tona të shkojnë në Turqi e në vende të ndryshme! E dini edhe ju, e din edhe e gjithë shqiptaria se shtëpia ime tashmë është bërë një lloj mini-ministrie e shëndetësisë, për faktin se qytetarët tanë na besojnë, adresohen tek ne dhe gjejnë trajtimin njerëzor! Rasti i fundit ishte dje, kur familja dhe qytetarët kërkuan nga unë, që të mirrem me një vajzë me emrin Stina, shërimi i së cilës kushton 2,500.000 milionë euro.”, ka shkruar Labi.
Ai tutje ka shtuar se nëse ai bëhet ministër, nga Kosova nuk do të largohet asnjë mjek apo specialist e nuk mund të ndodhë asnjë keqpërdorim në institucionin e shtetit.
“Le t’a analizojnë deklaratën time analistat e nderuar, politikanët e kushdo qoftë, dhe besoj që të gjithë e dinë shunë mirë se asnjë MINISTËR nuk ka marrë guximin t’a bëjë asnjë aktivitet sado të vogël për shërimin e fëmijëve dhe qytetarëve të këtij vendi. Si sot, kurdo herë, do të jem aty ku e kërkon qytetari një ditë, sesa për muzikë, mbrëmje dhe evente rinore jam full , si në rajon, ashtu edhe në botë, jam i kërkuar me mbrëmje nga e gjithë shqiptaria!”, ka shkruar tutje Labi në Facebook.
Në fund, artisti ka shtuar se nuk i duhen paratë e shtetit në ministri, por dëshiron që kapacitetet e tij t’ia falë shtetit e kombit./21Media

Back to top button