Labi ia ktheu 1500 euro mërgimtarit që ia hodhi në koncert: Boll kontribuojnë në Kosovë

Një mërgimtar ia hodhi bakshish 1 mijë e 500 euro këngëtarit Labinot Tahiri-Labi në një nga koncertet e tij.
Mirëpo, ai nuk ka pranuar që ta marr bakshishin nga mërgimtari.
Këngëtari në një video të postuar në rrjetet sociale ka thënë se mërgimtarët konribuojnë vazhdimisht në Kosovë dhe për këtë ai ka thënë se nuk është e nevojshme të hedhin para edhe nëpër mbrëmje, pasi mjafton vetëm bileta e të vijnë në mbrëmje.
“Një rast ku gurbetqari mi dhuroi 1500 euro dhe ia ktheva për shkak se boll kontribuojnë në Kosovë. Gurbetqari dhe pubiku paguan hyrje të biletave në koncertet tona pra mjafton vetëm që të vini nëpër mbrëmje. Bakshish nuk ka nevojë me hedh se boll i keni lodhjet e juaja dhe kontributet për atdheun”, ka shkruar Labi krahas videos./21Media

Back to top button