“Buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë rreth 83 milionë euro”

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, sot ka bërë të ditur se buxheti për arsim për vitin 2023 do të jetë 82.799.243 euro apo 9.712.412 euro më shumë sesa në vitin 2022.
Ajo ka potencuar se sivjet buxheti për arsim ishte 12% më i lartë se në vitin 2021.
“Në vitin 2023, buxheti do të jetë edhe për 12 % më i lartë se këtë vit. Pra, për dy vite, kemi 24 % rritje të buxhetit për arsim.”, ka shkruar Nagavci.
Ajo ka potencuar se për vitin 2023 kanë paraparë: 6. 5 milionë euro për pajisjen e shkollave me teknologji të informacionit dhe komunikimit,  6.5 milionë euro për ndërtimin e çerdheve të reja, 2.8 milionë euro nga Granti Specifik për punësimin e: 300 asistentëve të rinj për fëmijët me nevoja të veçanta, 59 këshilltarëve të karrierës, 30 specialistëve të IT për nevojat e shkollave, 150 mijë euro për instalimin e sistemit anti-plagjiat për nevojat e arsimit të lartë./21Media

Back to top button