Labi njofton se ka donatorë për të realizuar projektin për Spitalin e Leukemisë në Kosovë

Këngëtari, Labinot Tahiri tashmë një kohë kontribuon për t’u dalë në ndihmë të gjithë atyre që janë në vështirësi financiare, apo tjetër.
Labi, pos që njihet për muzikë, njihet edhe për humanizëm, që nuk ka hezituar asnjëherë të ndihmojë në forma të ndryshme.
Kështu, ka bërë të ditur se është takuar me disa donatorë me të cilët do të mund të bëhet realitet, realizimi i projektit, ndërtimi i një Spitali për Leukemi në Kosovë.
“Por, kështu siç e bëjë këndimin me zemër, njëlloj, me zemër dua vetëm një lajm me u’a thënë ; se për BESËN E ZOTIT, sot, jam takuar me disa njerëz, që do të kemi donacione për t’a shikuar dhe realizuar projektin për “Spitalin e Leukemisë”. Po e them këtë para se ora të shënoj 12:00 të natës, pasiqë sonte e kam ditëlindjen, dhe ky megaprojekt, për mua është më i madh se ditëlindja ime. Dhashtë Zoti e u bëftë më e mira për vendin dhe popullin tim të dashur”, ka shkruar Labin në Facebook./21Media

Back to top button